Presidenti Meta ka deklaruar se Kushtetuta do mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.
E reagoi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka pasqyruar një takim me një grup studentësh e profesorësh nga Kosova, në 141-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe në prag të kremtimit të 20-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Në këtë ditë të veçantë për kombin tonë, në 141-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pata kënaqësinë e veçantë të zhvilloja një takim të ngrohtë e vëllazëror me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit Universitar AAB në Prishtinë.
I lumtur të ndanim qëndrimin se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona dhe se është shumë e rëndësishme që Shqipëria e Kosova të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur shpresat dhe për t’i hapur perspektivat rinisë, për të ndërtuar të ardhmen në vendet tona.
Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.” – shkruan Meta në faqen e tij në Facebook.