Vendosni fjalën kyçe....

Meta sqaron pse vendosi të shtyjë zgjedhjet


Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat, për të sqaruar vendimin e tij për të shfuqizuar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit duke shtyrë zgjedhjet. Meta lexoi disa nene të Kushtetutës, që i garantojnë Presidentit të Republikës të drejtën për të vendosur për datën e zgjedhjeve, duke siguruar se kjo nuk do të ishte një ditë përçarëse për shqiptarët.

Meta tha se duke parë krizën aktuale politike në vend, që sipas tij rrezikon të përshkallëzohet, e gjykoi të drejtë të shfuqizonte dekretin duke e konsideruar datën 30 jo të përshtatshme për të mbajtur zgjedhjet.

“Mirëmëngjes të gjithëve! Jam sot për të shpjeguar përpara jush arsyet për shfuqizimin e dekretitit për caktimin e datës 30 qershor si ditë për zgjedhjet.

Presidenti i Republikës është organi i vetëm Kushtetues që ka për kompetencë caktimin e datës së zgjedhjeve.

Sipas Kushtetutës, pa patur një datë të caktyuar nga presidenti i republikës, zgjedhjet nuk mund të zhvillohen në Republikën e Shqipërisë.

Referuar këtij roli që i është dhënë presidentit, kushtetutbërësi ka vendosur që të jetë pikërisht ai organi i përcaktimit të datës së zgjedhjeve dhe kurrsesi kjo s’mund të jetë një ditë përçarjeje.

Presidenti i Republikës me dekretin 10948, ka caktuar datën 30 qershor si ditën e zhvillimit të zgjedhjeve. Data është dekretuar në fushën e një klime normale politike në vend.

Presidenti i Republikës ka ndjekur shprehjen e vullnetit nga forcat politike për të qenë pjesë e këtij procesi.

Partitë politike të opozitës nuk janë regjitstruar në KQZ duke publikisht, zbatimi dhe respektimi për standarte Kushtetuese. Pason vendimmarrjen e saj për djegien e mandateve në vend, dke bërë kështu që jeta politike parlamentare ë pësojë një krizë të rëndë. Republika e Shqipërisë prej një viti nuk ka më një Gjykatë Kushtetuese dhe së fundmi as ajo e Lartë nuk është funksionale.

Kjo nuk është në përputhje me Kushtetutën. E gjithë kjo gjendje është shumë shqetësuese dhe rrezikon stabilitetin e Shqipërisë. Si presidenti i Republikës kam bërë të gjitha përpjekjet, të shmangen konflktet…”, tha Meta.

“Përpos thirrjeve, mesazheve dhe presidentit të Republikës për thirrje për dialog palët politike nuk janë përgjigjur. Mazhoranca thotë se do shkojë e vetme në zgjedhje pa ezauruar asnjë mundësi për zgjidhjen e krizës politike. Nga ana tjetër opozita shprehet e vendosur se do të pamundësojë zgjedhjet. Si president i Republikës theksoj ekziston rreziku real që Shqipëria të shkojë drejt përshkallëzimit të paparashikueshëm social që mund të shkaktojë pasoja të paimagjinueshme. E konsideroj rrezik për stabilitetin, qetësinë, dhe paqen në vend”, vijon deklarata e Metës.

Presidenti kritikoi situatën ku për disa bashki ka vetëm një kandidat.

“Për këto zgjedhje konkuron vetëm një kandidat për t’u zgjedhur si kryetar bashkie, ndërsa në rrethe të tjera janë kandidatë të zgjedhur nga maxhoranca ose të regjistruar me ngut në ditën e fundit. Kjo gjë tregon qartë se ky proces zgjedhor është fiktiv dhe fals.”, vijoi Meta.

“Në kushtet aktuale, anulimi i zgjedhjeve është mjeti i vetëm urgjent për  të penguar përshkallëzimin e kësaj krize dhe do të shërbejë si nxitje për dialog, për zgjidhjen e krizës.”, theksoi presidenti.

Meta tha shfuqizimi i dekretit, nënkupton shtyrjen e zgjedhjeve pa një afat të caktuar dhe se data e tyre do të vendoset në dakordësi mes palëve. Meta kërkoi që ky vendim i tij t’u japë kohë palëve politike të arrijnë një marrëveshje.

 “Të krijohet hapësirë kohë e nevojshme që palët të diskutojnë për të gjetur rrugën e krizës”, theksoi presidenti./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *