Vendosni fjalën kyçe....

Motra e Katsifas, e para në listë si kandidate për deputete e partisë politike në Greqi


Motra e Kostandino Katsifas, Hermioni Katsifas është zgjedhur në krye të listës si kandidate për deputete e partisë greke Unioni i Qendrës.

Lajmi është bërë publik nga vetë kryetari i kësaj force politike, Vasilis Levendis, pas takimit që dyshja patën dy ditë më parë.

Sikurse shkruan gazeta greke “Prothothema“, në deklaratë thuhet se vëllai i saj ” Kostandino Katsifas u ekzekutua padrejtësisht nga autoritetet shqiptare, më 28 tetor 2018 në tokat e shenjta të Epirit të Veriut”.

Hermioni Katsifas tha se e ka pranuar ftesën për t’u bashkuar në këtë parti, për të provuar se “familja e saj nuk ka asnjë lidhje me grupet ekstremiste”.

Lista kombëtare e çdo partie greke përbehet nga 12 kandidatë për deputetë, të cilët nuk zgjidhen në bazë të votave personale, por në bazë të shumicës totale të votave që mbledh çdo parti, pasi kapërcehet kufiri minimal prej 3% i votave në rang vendi.

Sa më e lartë të jetë përqindja aq më shumë deputetë zgjidhen nga kjo listë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *