Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë në Partinë Demokratike.
Nga kjo mbledhje janë marrë disa vendime të cilat lidhen me situatën politike.
Basha ka kërkuar që nuk do ketë negociata me Edi Ramë.
Gjithashtu nga kjo mbledhje është kërkuar edhe krijimi Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë për të intensifikuar aksionin politik, propozim që do dërgohet nga Kryesia në Këshillin Kombëtar.