Templates by BIGtheme NET

“Procesi zgjedhor fiktiv dhe fals, zgjedhjet e reja kur t’i vendosë presidenti” – Meta firmos dekretin

Meta ka deklaruar se presidenti është institucioni i vetëm që cakton datën e zgjedhjeve duke theksuar se zgjedhje në vend nuk do ketë deri në momentin kur palët politike të jenë dakordësuar me njëra-tjetrën.

“Në zbatim të Nenit 92, Presidenti i Republikës është organi i vetëm kushtetues që ka për kompetencë caktimin e datës së zgjedhjeve si dhe për zhvillimin e referendumeve. Konkretisht në këtë dispozitë kushtetuta përcakton datën e zgjedhjeve. Pa pasur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet e përgjithshme apo vendore nuk mund të zhvillohen.” – deklaroi Meta.

Ai theksoi se zgjedhjet e reja do bëhen vetëm pas konsultimeve mes palëve politike dhe një dakordësie mes tyre për zhvillimin e tyre.

“Për këto zgjedhje konkuron vetëm një kandidat për t’u zgjedhur si kryetar bashkie, ndërsa në rrethe të tjera janë kandidatë të zgjedhur nga maxhoranca ose të regjistruar me ngut në ditën e fundit. Kjo gjë tregon qartë se ky proces zgjedhor është fiktiv dhe fals.” – theksoi Meta.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto