Anëtarët e Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë thirrur një mbledhje në orën 12:00.
Ndërkohë në KQZ ka mbërritur dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve. Kreu i Shtetit e njuftoi aktin e tij që të shtunën ndërsa sot ai ka marrë vlerën formale me firmën e hedhur nga presidenti.
Meta theksoi se procesi zgjedhor i 30 qershorit ishte fiktiv dhe fars ndërsa vendi po shkon drejt konfliktit sociale.
Ai tha se presidenti është institucioni i vetëm që vendos për datën e zgjedhjeve ndërsa zhvillimi i tyre do vendoset vetëm pas këshillimeve të palëve politike.
Ndërkohë më herët kryeministri Rama tha se PS-ja do nisë procedurat për shkarkimin e Metës si president pasi sipas tij me vendimin e fundit, ai e kishte humbur të drejtën për të drejtuar institucionin në fjalë.