Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Të enjten nisim procedurat për shkarkimin e Metës


Kryeministri Rama ka deklaruar se Partia Socialiste do kërkojë shkarkimin e presidentit Meta.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të kryesisë së PS-së, ku kreu i qeverisë ka deklaruar se PS-ja do nisë procedurat për shkarkimin e kreut të shtetit, ndërsa ka theksuar se e priste vendimin e tij.

“Ne jemi republikë parlamentare jo presidenciale. E prisja vendimin e Metës. Kudër vendimit të tij do shpalosim argumentet. Seanca e së enjtes në Parlament do jetë e gjatë dhe do finalizohet me rezolutë për shkarkimin e Metës. Çështja pas debatit do kalojë në KQZ dhe më pas në Kolegjin Zgjedhor. Duhet të fokusohemi te 30 qershori.” – ka thënë ndër të tjera Rama gjatë mbledhjes.

Në orën 11 Rama pritet të zhvillojë një takim me ambasadorët e akredituar në Tiranë ndërsa se më pas do niset për në Bruksel.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *