Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur për shkarkimin e kryetares së Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro.
Trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Valbona Sanxhaktari anëtare konstatuan deklarime të pasakta nga ana e gjyqtares, në ILDKPI.
Pasaktësia është konstatuar në mos deklarimin e kërkesës për legalizimin e një prone. Komisioni nggiti dyshime për shtesën e një njësie tregtare. Sipas KPK-së, për këtë objekt me sipërfaqe 22 m2, me vlerë 2.5 milionë lekë të përfituar nga privatizimi, subjekti ka kryer kërkesë për shtesë 12 m2. Relatori Ilia theksoi se edhe pse aplikimi është bërë në vitin 2006, nuk është miratuar ende legalizimi.
Sipas relatorit Ilia, nga hetimi është gjetur se subjekti e ka blerë objektin në vitin 1992 në vlerën e 4300 lekë. Komisioni ngriti dyshime për këtë transaksion për shkak të moshës së gjyqtares, e cila në atë kohë nuk i kishte mbushur 18 vjeçe dhe se nuk ka pasur të ardhura. Por, sipas komisionit, gjyqtarja Hajro ka deklaruar se procedurat e blerjes i ka ndjekur daja i saj.
“Subjekti pretendon se nuk ka pasur shtesë, por se janë shënuar gabim metrat katrorë”, pohoi relatori Ilia.