Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali: S‘na pengon asgjë ta shkarkojmë Metën


Ministrja Spiropali ka thënë se Partinë Socialiste s’e pengon asgjë për shkarkimin e presidentit Meta.

Ajo e bëri deklaratën pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PS-së, ku ndër të tjera tha se të enjten në parlament do zhvillohet një seancë-debat lidhur me ngjarjet e fundit.

“Kryesia diskutoi mbi aktin brutal të Metës. Të enjten do ketë një seancë debat mbi vendimin e tij për shtyrjen e zgjedhjeve. Meta e humbi të drejtën e zyrës presidenciale dhe s’na pengon asgjë për procesin e shkarkimit të tij.” – tha ndër të tjera Spiropali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *