Vendosni fjalën kyçe....

Themeluesja e OpenData: S’kam ndonjë simpati për Metën, por sot ai duhet mbështetur


Themeluesja e OpenData Albania dhe aktivistja e shoqërisë civile Aranita Brahaj, ka mbajtur qëndrim pro ndaj vendimit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit si edhe është shprehur kundër shkarkimit të tij.

Brahaj shkruan se Presidenti duhet të mbështet pasi dekreti i tij vjen në një moment që e shpëton vendin nga zgjedhjet fiktive thuajse moniste.

Presidenti i një vendi Pluralist në tentativë të përhershme drejt demokracisë, mund të shkarkohet por jo asnjëherë pas një dekreti që shpëton vendin nga zgjedhje fiktive thuajse moniste”-shkruan Brahaj në Facebook.

Më tej ajo argumenton mendimin e saj se Presidenti në një vend ku vepron shteti i së drejtës mund të shkarkohet, arrestohet apo edhe procedohet por për këtë duhet Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e pa instrumentalizuar apo edhe një parlament pa Ndraxhin i cili përmendet në dosjen 339 në Durrës.

Presidenti i një vendi Pluralist në tentativë të përhershme drejt demokracisë, mund të shkarkohet por jo asnjëherë pas një dekreti që shpëton vendin nga zgjedhje fiktive thuajse moniste.
Presidenti i një vendi ku vepron shteti i së drejtës mund të shkarkohet, arrestohet, procedohet. Për këtë duhen Institucione si Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Pa Instrumentalizuar, Parlamenti pa Ndraxhin e 339 në Durrës
”-shkruan Brahaj.

Brahaj bën me përgjegjësi Ramën pasi vendi po mbetet pa institucione madje tashmë sipas saj edhe pa President legjitim.

Unë nuk jam mbështetëse dhe simpatizante e Ilir Metës, as partisë së themeluar prej tij për të cilën shpesh kam artikuluar edhe kundër mbi disa fenomene elektorale, as të vendimit të Ramës për ta zgjedhur president, por nëse ka individ përgjegjës që vendi po mbetet pa institucione tashmë edhe pa President legjitim, ky është “Rama Ik” në përpjekje për të instrumentalizuar gjithçka Rama shkatërroi edhe ekzistencën formale të institucioneve qeverisëse”- shkruan themeluesja e OpenData.

Brahaj gjithashtu mendon se “në asnjë rast një President nuk mund të shkarkohet nga Kreu i Partisë Shtet në bashkëpunim me Ambasadorët që janë përfaqësues të shteteve të tjera, të cilave nuk mund t’ua delegojmë sovranitetin si koloni”.

Open Data Albania është një projekt që ofron transparencë dhe skedarë të disiplinuar mbi tenderat dhe prokurimet publike në Shqipëri.

Produktet e Open Data Albania në disa dhjetra raste kanë shërbyer si lëndë e parë për disa nga investigimet më të rëndësishme në Shqiperi./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *