13 vende të Bashkimit Europian kërkojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sipas Euractiv, vendet që e kanë kërkuar këtë gjë janë Estonia, Lituania, Letonia, Çekia, Polonia, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Italia, Austria, Kroacia, Sllovenia dhe Malta.
Më herët, Komisioni Europian për të dytin vit radhazi ka rekomanduar çeljen e neociatave me Shqipërinë, por deri tani kundër këtij vendimi janë shprehur Gjermania, Franca dhe Holanda.
Gjermania pritet të shprehet lidhur me këtë çështj në muajin tetor, kurse Franca dhe Holanda janë shprehur kundër parimisht duke mos përcaktuar asnjë afat.