Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, viziton sot Kosovën. Clinton do të pritet në orën 15:00 nga Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Kujtojmë se Clinton urdhëroi forcat e NATO-s që të kurndër caqeve serbe në Ksoovë dhe në Serbi gjatë vitit 1999.
Kjo është vizita e katërt e ish-presidentit Bill Clinton në Kosovë. Ai viziton sot Kosovën në kujtim të 20-vjetorit të çlirimit, bashkë me gruan e tij Hillary Clinton.
Nesër ai do të mbajë dhe një fjalim për 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, në Tubimin Qendror në Prishtinë.