Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka mbërritur në Kosovë në kuadër të 20-vjetorit të Luftës së Kosovës.
Ai është pritur në aeroport nga zv.kryeministri Pacolli dhe ish-presidentja, Jahjaga.
Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë është ftuar që të marrë pjesë në festimet për çlirimi e Kosovës nga ushtria serbe.
Bill Clinton ka qenë president i SHBA-së në vitin 1999, që përkon me nisjen e sulmeve të NATO-s ndaj ushtrisë serbe dhe është ndër personat më të rëndësishëm për sa i përket ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe çlirimit të saj.