Vendosni fjalën kyçe....

Juncker në konferencë me Ramën: Shtyrja e zgjedhjeve shtyn prespektivën Evropiane


Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Juncker  tha se njerëzit nuk duhet të ndalohen të kryejnë të drejtë demokratike për të votuar, duke shtuar se shtyrja e zgjedhjeve do të shtynte prespektivën Europiane të Shqipërisë.

Për Komisionin Europian Shqipëria është gati për hapin e radhës, prandaj i kemi kërkuar Këshillit të BE hapjen e negociatave. Nëse i kërkojmë një vendi plotëso këtë apo atë dhe kur një vend i plotëson ne nuk kemi pse t’i themi jo hapjes së negociatave. Shqipëria ka plotësuar kërkesat, pro nuk është sekret që disa vende kanë dyshime. Puna nuk ndalon në qershor, pavarësisht vendimit ët Këshillit të BE Shqipëria do të vijojë me reformat.

Gjithashtu Juncker shtoi se Shqipëria ka bërë hapa në reformat e ndërmarra.

Progresi i bërë sa i përket luftës kundër kanabisit është një shembull rëndësia e unitetit politike, të gjitha partitë politike në vend duhet të angazhohet. Zgjedhjet janë parashikuar për në fund të qershorit. Jam aq i interesuar që Shqipëria të ketë progres, njerëzit nuk duhet të ndalohen të kryejnë këtë të drejtë demokratike. Mendoj se këto zgjedhje duhet të mbahen, nëse jo do të shtynin prespektivën evropiane të Shqipërisë. Jam në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë sa më shpejt”, tha Juncker.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *