Presidenti Meta do dalë në konferencë për shtyp në orën 16:00.
Konferenca për shtyp do zhvillohet në mjediset e presidencës.
Ditën e djeshme Kreu i Shtetit firmosi dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.
Pas firmës së Metës, Rama mblodhi kryesinë e PS-së dhe në përfundim të takimit deklaroi se PS-ja do nisë procedurën e shkarkimit të presidentit, pasi ky i fundit nuk mund të qëndronte më në atë zyrë me qëdrimet që kishte mbajtur, duke i vënë vulën shtyrjes së zgjedhjeve.
Një veprim të tillë Rama e kishte paralajmëruar edhe në takimet elektorale në ditëve të fundit në Berat e Dibër duke e akuzuar presidentit si përçarës dhe të njëanshëm.