Administratori i fshatit Kotë në Vlorë, ka humbur jetën, pasi u qëllua me armë.
Ardit Gjika ndërhyri në sherrin mes dy vëllezërve, por u qëllua me disa plumba në kraharor.
Ai u dërgua me shpejtësi në spitalin e Vlorës por nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Sherri mes vëllezërve ka ndodhur për shkak të ndërtimit të një rruge drejt zonës së Mavrovës.