Vendosni fjalën kyçe....

Ura e parë intergalaktike zbulohet 10 milionë vite dritë larg


Një e ashtuquajtur “urë intergalaktike” që shtrihet midis dy galaktikave është zbuluar 10 milionë vite dritë larg nga shkencëtarët që janë shprehur tejet të kënaqur me zbulimin e parë të këtij lloji.

Gjurmët misterioze të fushave magnetike dhe elektroneve lidhin dy grupe galaktikash të quajtura Abell 0399 dhe Abell 0401. Gjetja u ofron astronomëve njohuri të reja në “rrjetin kozmik” të strukturave filamentare që lidhin objekte të largëta në univers.

“Deri më sot, asnjë fushë magnetike nuk ishte vërejtur në filamentet që lidhin grupet midis tyre. Filamentet e këtij rrjeti janë në fakt jashtëzakonisht të rralla dhe të vështira për t’u vëzhguar “, thuhet në deklaratë e ekipit të shkencëtarëve.

Zbulimi i një ekipi shkencëtarësh ndërkombëtarë në Institutin Kombëtar të Astrofizikës (Inaf) në Cagliari të Italisë, u bë duke përdorur radio teleskopin e Array Low Frequency (LoFar). Ekipi e ka përshkruar gjetjen si “të jashtëzakonshme”.

LoFar është një rrjet i madh radio teleskopi i përbërë nga më shumë se 25 mijë antena të shpërndara në 51 stacione, kryesisht në Holandë por edhe në të gjithë Evropën. Është projektuar për të eksploruar universin në frekuenca të ulëta radiofonike.

Gjetjet janë botuar në revistën Science, por ka ende shumë për t’u mësuar nga zbulimi i ri, siç është nëse emetimet e zbuluara në këtë fije lidhëse janë një fenomen i zakonshëm në hapësirë, përtej grupimeve galaktike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *