Qindra njerëz janë arrestuar gjatë një mitingu në Moskë, të cilët kërkuan dënim për policët që arrestuan gazetarin Ivan Golunov.
Sikurse shkruan “BBC”, policët u përleshën me protestuesit gjatë marshimit në mbështetje të gazetarit. Mes të ndaluarve, ishin gazetarë si dhe udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny.
Golunov u lirua nga burgu të martën pasi akuzat për drogë kundër tij u hodhën poshtë pas një proteste publike.
Ministri i Brendshëm Vladimir Kolokotsev tha se oficerët që kishin marrë pjesë në arrestimin e gazetarit do të pezulloheshin gjatë një hetimi.
Përkrahje për gazetarin e akuzuar për shitje droge më parë kanë shfaqur edhe tri gazetat kryesore ruse, të cilat e kanë publikuar një shkrim të përbashkët, ku kërkohej lirimi i tij.
Mediat lokale thanë se më shumë se 2,500 njerëz kishin marrë pjesë në tubim, edhe pse autoritetet thanë se ishte më pak se gjysma e atij numri.
Një grup monitorues tha se më shumë se 400 vetë u arrestuan në protestë, ndonëse autoritetet ruse deklaruan se bëhet fjalë për rreth 200.
Protestuesit tundnin banderola dhe mbanin bluza me sloganin “Unë / Ne jemi Ivan Golunov” dhe akuzuzonin policinë për sjellje kriminale në arrestimin e gazetarit.