Templates by BIGtheme NET

Bill Clinton përfundon vizitën në Kosovë, niset për Amerikë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, përfundoi vizitën e tij dy ditore në Kosovë. Clinton zhvilloi një vizitë zyrtare në Prishtinë në 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s.

Pak para se të nisej, Clinton ka zhvilluar vizitë me kryeperlamentarin Kadri Veseli, i cili e ka shoqëruar deri në aeroport.

“Ka qenë Kryetari Veseli që e ka shoqëruar Presidentin Clinton në Aeroportin e Prishtinës në përfundim të vizitës së tij dyditore në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ish-presidenti amerikan tha se Kosova ka bërë progres të ndjeshëm dhe duhet ta vazhdojë rrugën e zhvillimit.​ Clinton falenderoi kosovarët për shtatoren e ndërtuar në nder të tij.

 “Kjo është një dhuratë shumë e çmueshme për mua. Faleminderit për pllakën që e keni vendosur këtu, sepse unë dëshiroj që çdo qytetar i Kosovës ta shohë. Jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, por për atë që kam bërë për të gjithë Evropën.

Po jetojmë në kohën e mundësive të mëdha. Por mund ta shfrytëzojmë këtë rast nëse njerëzit janë të lirë gjithandej që ta ndërtojnë jetën e tyre në çdo të mirë që munden”, tha Clinton.

Pasi mbaroi fjalimin e tij, Clinton takoi gjithë zyrtarët e lartë të rreshtuar, përveç Edi Ramës.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto