Vendosni fjalën kyçe....

Çelsi ‘kujtohet’ për Sarrin, por është shumë vonë


Drejtuesit e Çelsit po bëjnë çmos që ta mbajnë në Londër trajnerin italian, Sarri.

Ata i kanë bërë një ofertë të fundit teknikut, por duket se nuk do e bindin dot. Sarri dhe stafi i tij kaë nisur që tani përgatitjet për të marrë drejtimin e Juventusit.

Mediat britanike bëjnë me dije se shumë shpejt pritet që drejtuesit e klubit torinez dhe përfaqësuesi i Sarrit të takohen për të përcaktuar hollësitë e kontratës.

Çelsi ndërkohë është në kërkim të një trajneri tjetër dhe deri tani nuk po i ecën duke qenë se nuk ka asnjë emër në tavolinë.

Megjithatë merkatoja e verës sapo ka nisur dhe deri në fund të gushtit, londinezët do e kenë teknikun.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *