Templates by BIGtheme NET

“Do kurojmë kancerin” – Biden s’mbahet përpara mbështetësve në fushatë

Nëse nuk jeni të kënaqur me premtimet e zakonshme të pamundura të fushatave elektorale, atëherë duhet të dëgjoni premtimin më të fundit të kandidatit demokrat për president, Joe Biden.

Ai ka premtuar të kurojë kancerin nëse do zgjidhet president, deklaratë që ka shkaktuar jo pak habi në rrjetet sociale.

“Unë kam punuar kaq shumë në karrierën time, saqë unë ju premtoj, nëse unë do jem presidenti i SHBA-ve, do të shihni gjënë e vetme më të rëndësishme që do ndryshojë Amerikën, ne do të kurojmë kancerin”, tha Biden para një turme në Ottumwa , Iowa të martën.

Ndërkohë që lufta kundër kancerit është personale për Biden, pasi djali i tij Beau vdiq nga glioblastoma në vitin 2015, premtimi i tij shkon përtej politikës dhe nuk është se e rrit shumë besueshmërinë e tij.

Zv.president në kohën e Barack Obama-s, Biden punoi në agjencinë “Cancer Moonshot” të administratës, e cila duhej të shkuronte nga 10 në 5 vjet, “përparimin në parandalimin, diagnostifikimin dhe trajtimin e kancerit”, që nuk u arrit kurrë dhe duket ende jashtë mundësive.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto