Vendosni fjalën kyçe....

Holanda i thotë “Jo” Shqipërisë për negociatat, ndërsa Maqedonia e Veriut merr “Po”


Parlamenti i Holandës ka marrë vendimin për të mos pranuar hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Këshilli i Punëve të Jashtme të Holandës i cili i kërkon qeverisë të mos pranojë rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave.

Sipas parlamentit, shkaqet e mos pranimit për hapjen e negociatave vjen se Shqipëria nuk ka arritur rezultate të prekshme për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

Ndërsa për Maqedoninë e Veriut parlamenti ka dhënë dritën jeshile.

Vendimi i marrë nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe Këshilli i Punëve të Jashtme të Holandës:

Propozuar më 11 qershor 2019,

pas dëgjimit të diskutimit,

duke vënë në dukje se, sipas qeverisë holandeze, Shqipëria nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;

vëren se në bazë të këtij raporti të progresit mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura;

i bën thirrje qeverisë holandeze të mos pajtohet me propozimin e Komisionit për fillimin e negociatave për pranimin në BE;

Dhe vazhdon me rendin e ditës.

Anne Mulder Drost


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *