Ka përfunduar takimi me Presidentin me aleatët e Partisë Demokratike.
Kreu i LZHK- në prononcimin për mediat pas përfundimit të takimit është shprehur se data e re e zgjedhjeve do vijë si pasojë e një marrëveshje politike.
“Ne gjykojmë që sot të paktën që dita e zgjedhje do të derivojë nga një marrëveshje politike, ku do të merren parasysh pretendimet opozitare për zgjedhje të lira e të ndershme, takimi ishte shumë pozitiv, gjykojmë që është bërë një hap i vogël, por në drejtim e duhur. Data e zgjedhjeve nuk mund të jetë si një dëshirë, s’do të dalë vetvetiu nga marrëveshjet politike. Nuk kishte një propozim konkret në tryezë, do të vazhdojë një diskutim , Presidenti Meta do të thërrasë edhe aleatët e tjerë”-deklaroi Shehi.