Pas njoftimit të Parlamentit Holandez për të dhënë një “Jo” për Shqipërinë ka reaguar edhe ambasada e cila ka sqaruar vendimin.
Sipas saj Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat sidomos në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Politika e BE-së bazohet në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz, për tu siguruar që reformat, në vendet që aspirojnë të jenë pjesë e Bashkimit Europian janë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme.
Por janë gjithashtu disa hapa në veçanti, në lidhje me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, që Shqipëria ka ende nevojë të plotësojë përpara përmbushjes së kritereve të vendosura nga Këshilli, në qershor të vitit 2019, para se të hapen negociatat për pranimin në BE.
Parlamenti i Holandës, në datën 12 të muajit qershor, miratoi një mocion ku i kërkonte qeverisë të mos pranojë për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Një vendim nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, që në datën 18 qershor të hapen negociatat e pranimit do të ishte i parakohshëm.
“Në inkurajojmë qeverinë e Shqipërisë që të vazhdojë në rrugën që ka nisur. Jemi të qartë se sa i vështirë është procesi i pranimit dhe do të vazhdojmë të suportojmë Shqipërinë në reformat e saj, aq sa ne mundemi, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjeve”- thuhet në njoftimin e Ambasadës, raporton Top Channel.