Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet teza e Letërsisë për Maturën Shtetërore, Boçi: “Rama e Shahini krim ndaj djersës së maturantëve”


Ish-deputeti i PD-së, Boçi, ka publikuar në llogarinë e tij në ‘Facebook’ testin e maturës për Letërsinë.

Sipas tij, ky është krim shtetëror dhe një tallje gjigante dhe shkelje me këmbë e meritave të maturantëve.

Ai shkruan se kjo gjë duhet ndëshkuar duke theksuar edhe daljen e testit të anglishtes pak ditë më parë.

“Kjo nuk është më Maturë Shtetërore!!! Ky është Krim Shtetëror! Një tallje gjigande, shpërfillje, hedhje poshtë, shkelje me këmbë e çdo merite, mundi e djerse që Rama, Besa e pabesia qeverisëse i bën maturantëve.

Fare pak pas fillimit të provimit të Letërsisë, sikurse ndodhi me Anglishten, testi del e përhapet kudo!!!!!

Pas kësaj pse duhet të qëndrojnë në Shqipëri fëmijët tanë, kur këtu stimulohet e fiton çuni i partisë, goca e qeverisë, i forti i krimit, i shkathti i shkollës?!!!

Pas kësaj, pse duhet të heshtin prindërit, maturantët?!!! Padrejtësia e sotme lë gjurmën e saj tek brezi dhe bëhet shtrat i padrejtësive të tjera. Turp dhe skandal i vërtetë! Ky KRIM SHTETËROR është i papranueshëm e duhet dënuar!!!!” – shkruan Boçi në faqen e tij në ‘Facebook’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *