Vendosni fjalën kyçe....

5 ditë i zhdukur, gjendet i pajetë 17-vjeçari në Këlcyrë


Familja Rizallari në Këlcyrë ka humbur çdo shpresë për jetën e 17-vjeçarit të zhdukur prej 5 ditësh. Adoleshenti është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë Urës së Dragotit në Këlcyrë.

Matia Rizallari, banues në fshatin Bedyqas në Këlcyrë, kishte 5 ditë që kishte humbur kontaktet me familjen. 17-vjeçari ishte larguar nga banesa të dielën në drekë, bashkë me një shok dhe që prej asaj dite familjarët nuk dinin asgjë për të.

Familjarët e tij dyshojnë se 17-vjeçari mund të jetë vrarë nga shoku i tij. Madje i ati, Arjan Rizallari ka denoncuar në polici duke ngritur gishtin mbi 25-vjeçarin Egliter Dosti.
I riu është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *