Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në Fier, humb jetën 49-vjeçarja


Një 49-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë në rrugën Fier-Ballsh. Gruaja është përplasur nga një automjet ‘Ford’ dhe ka humbur jetën në spitalin e Fierit.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Qafa e Lalarit’ ku 49-vjeçarja me iniciale S.B., banuese në fshatin Lalar, është përplasur nga një makinë që drejtohej nga 46-vjeçari me iniciale JF.,  banues në Patos.

Ky i fundit është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

J.F, 46 vjeç, banues në Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen këmbësore S.B, 49 vjeçe, banuese në Lalar, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *