Deputeti Ralf Gjoni ka deklaruar se vendi mund të destabilizohet pasi celula terroriste të armatosura më snajpera do vrasin kandidatët për zgjedhjet lokale.
Në fjalën e tij në Kuvend, ai kërkoi mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Konbëatare dhe marrjen e masave.
“Nëpër korridoret politike, më ndjeni që po nxjerr një sekret përflitet edhe diplomatike edhe mediatike se mund të ketë atentate ndaj politikanëve ditën e zgjedhjeve. Ky është konflikti civil, apo jo. Pra do vriten kandidatë për bashkitë. Pra po përgatiten celula me snajpera, kështu më tha një gazetar para ca ditësh. Ore ata kanë snajpera, më tha, do ju vrasin të gjithëve. Nga buron ky informacion, kush janë këto celula, ku janë këto grupe kriminale që duan të destabilizojnë Shqipërinë. Se ky është një akt shumë i rëndë nëse është e vërtetë. Në kë rast unë mendoj që duhet mbledhur menjëherë Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Komisioni i Sigurisë Kombëtare në parlament. Duhet të thërrasë urgjent ministrin e Brendshëm, drejtorin e SHISH-it dhe t‘i kërkojë llogari se çfarë informacioesh ka për destabilizimin e vendit më 30 qershor.”