Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: 4 arsye pse Prokuroria risjell çështjen e lobimit


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas fletëthirrjes së Prokurorisë për Lulzim Bashën dhe dy zyrtarëve të tjerë për çështjen mbi lobimin në SHBA.

Sipas Bardhit “akuza politike dhe qesharake, kundër Kryetarit të Opozitës dhe dy kolegëve të Partisë Demokratike z. Ristani dhe z. Dervishi, është përdorur nga prokurorët e tij të korruptuar, sa herë shefi i tyre politik Edi Rama ka pasur një hall të madh dhe ka qenë e nevojshme shfokusimi i vëmendjes së qytetarëve nga skandalet e Kryeministrit të Avdylajve”.

Bardhi përmend 4 Arsye pse Prokuroia e risjell në vëmendje këtë çështje dhe sipas tij e bën sa herë që qeveria është në hall.

Të gjithë mbajnë mend se:
• Çështjen e nisën në kohën kur kërkohej arrestimi i Saimir Tahirit për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe Edi Rama pengonte prokurorinë të bënte detyrën, derisa e vuri atë nën kontroll të plotë.
• Çështjen e sollën në vëmendje kur doli në publik skandali i vëllait të Fatmir Xhafës, akuzuar po ashtu si trafikant ndërkombëtar droge, dhe u provua se Qeveria kishte manipuluar hetimet.
• Çështjen e risollën në vëmendje të opinionit publik, deri me deklarata të paprecedent të prokurorisë, kur u provua bashkëpunimi i Vangjush Dakos për të blerë votat me një trafikant ndërkombëtar droge.
• Çështjen e rihedhin për konsum publik edhe tani, kur Edi Rama është faktuar se është organizatori i skemës së bashkëpunimit të Partisë Socialiste me krimin e organizuar” – shkruan Bardhi.

“Shqiptarët nuk janë budallenj, edhe pse 4 prokurorë të korruptuar, bashkë me urdhëruesin politik të tyre Edi Rama, i kujtojnë për të tillë! Budallenjtë e vetëm janë këta që nuk kanë kuptuar ende që kanë marrë fund, dhe detyrohen të bëjnë veprime të dëshpëruara. Udhë e mbarë drejt humnerës që ju pret!”-shkruan Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *