Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Vendit drejt grushtit të shtetit, Arta Marku mbron politikanët e kriminelët e kapur në përgjime


Kryetari i PD-së, Basha, ka lëshuar akuza në drejtim të kryeprokurpres së përkohshme, Arta Marku, se është e kapur nga kryeministri Rama dhe se mbron kriminelët dhe politikanët e kapur në përgjime duke blerë zgjedhjet e vitit 2017.

Ai tha se dosjet ku vërtetohet blerja e zgjedhjeve po flejnë aty prej 2 vjetësh dhe nuk ka asnjë lëvizje nga prokuroria për t’i zbardhur ato dhe për të çuar para drejtësisë përgjegjësit.

“Këtë bashkëbisedim po e organizojmë në kushte të jastëzakonshme, kur Shqipëria po shkon drejt grushtit të shtetit nga Edi Rama me ndihmën e narkomafias. S’ka asnjë dyshim që zgjedhjet e vitit 2017 i diktoi krimi i organizuar. Vendi po shkon drejtr grushtit të shtetit. Rama dhe të tijtë u kapën me presh në duar duke blerë zgjedhjet e vitit 2017 dhe kjo është e faktuar me dosjet 339 dhe 184, pjesa dërrmues e të cilave nuk janë zbardhur ende. Edi Rama kandidoi për kryetar bashkish e deputetësh, kriminelë e trafikantë droge në mbarë vendin, nga Elvis Roshi, Armando Prenga, Arben Ndoka, Mark Frroku etj. Prokuroria e apur, mbron kriminelët dhe politikanët e kapur në përgjime. Bandat kriminale caktuan zgjedhjet në vend” – tha ndër të tjera Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *