Boris Johnson ka siguruar numrin më të madh të votave në raundin e parë për të zgjedhur udhëheqësin e Partisë Konservatore dhe kryeministrin e ardhshëm.
Sikurse shkruan “BBC”, tre kandidatët Mark Harper, Andrea Leadsom dhe Esther McVey – janë rrëzuar, në votimin e fshehtë të mbajtur në Dhomën e Përfaqësuesve.
Johnson mori 114 vota, Jeremy Hunt ishte i dyti me 43 vota, dhe Michael Gove u rendit i treti me 37 vota.
Shtatë kandidatët e mbetur në garë, do të përparojnë në raundin tjetër të votimeve javën e ardhshme.
Dy deputetët më të votuar do të vendosen përballë njëri-tjetrit në një votim përfundimtar më vonë këtë muaj.
Fituesi i garës për të zëvendësuar Theresa May-n pritet të shpallet në javën e katërt të muajit korrik.
Johnson tha se ishte i kënaqur që fitoi zgjedhjet e para, por shtoi se ka një rrugë të gjatë përpara.
Ministri i Jashtëm Hunt tha se ishte “i kënaqur” që u rendit i dyti. Ai shtoi: “Ky moment serioz kërkon një udhëheqës serioz”.
Një zëdhënës i fushatës së Michael Gove nga ana tjetër tha: “Të gjithë na kanë shkruar, shumë njerëz kanë thënë që po shkojmë prapa, por ne kemi fituar mbështetje dhe jemi shumë pranë.”