53 fëmijë kanë humbur jetën në Muzaffarpur, Bihar, në Indinë veriore, nga një sëmundje e trurit që mendohet të lidhet me fruta lychee, ndërsa dhjetëra të tjerë janë shtruar në spital.
Sindromi i encefalitit akut (AES), i njohur si Chamki Bukhar në Indi, është një sëmundje e trurit që ka qenë e lidhur me një substancë toksike në fruta likë. Simptomat përfshijnë ethe, vjellje dhe pavetëdije.
Më shumë se 40 fëmijë janë duke u trajtuar në kujdesin intensiv me simptoma të ngjashme me ata që kanë vdekur në zonën më të madhe të kultivimit të frutit lychee në Indi.
Pasi 150 vetë vdiqën nga sëmundja në atë distrikt në 2014, hulumtimi i Lancet Global Health zbuloi një lidhje midis konsumit të frutit lychee dhe vdekjeve me AES. Fruthi përmban aminoacide të pazakonta që mund të pengojnë glukoneogjenezën varësisht nga pjekuria, sasia e ngrënë dhe gjendja e ushqyerjes së fëmijëve.
Që nga viti 2010, 398 fëmijë kanë vdekur në Muzaffarpur për shkak të AES-it.