Sot në orën 17:00, do të mbahet një konferencë për shtyp në Presidencë. Konferenca do të mbahet pas debateve në Parlament, lidhur me vendimin e presidentit të Republikës Ilir Meta, për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.
Kjo është konferenca e tretë në Presidencë brenda pak ditësh që pas vendimit të së shtunës për të shfuqizuar dekretin për datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Socialistët e kanë quajtur veprimin e Metës antikushtetues dhe në Parlament do të zhvillohen 5 orë mocion-debat për shkarkimin e tij.
Në Konferencën e Kryetarëve të mbledhur të martën nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, është vendosur për të mbajtur një debat 5 orë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, debat i cili do të ndahet në mënyrë proporcionale mes grupeve parlamentare dhe koha më e gjatë do i takojë grupit të PS-së.
Maxhoranca ka në dispozicion 170 minuta, ndërsa për deputetët e rinj dhe ata të pavarur do të kenë 130 minuta kohë.
Mirëpo shkarkimi i presidentit nuk bëhet dot, pasi vendimi i Parlamentit duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, e cila është e vetmja që jep verdiktin për shkarkimin ose jo të presidentit, siç thuhet në nenin 90 të Kushtetutës:
Por siç e dimë kjo gjykatë prej dy vitesh nuk funksionon.