Vendosni fjalën kyçe....

Kush ishte xhaxhai i ministres Shahini i arrestuar në Kosovë për llogari të SHBA-së


Imer Shahini, xhaxhai i ministres së Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, Besa Shahini dhe miku i zv.kryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj është arrestuar ditën e martë në Fushë Kosovë.

Shahini u arrestua pasi ishte në kërkim prej 4 vitesh nga autoritetet e SHBA-së, ku rrezikon 65 vjet burg.

Shahini ishte kthyer prej disa vitesh në Kosovë dhe banonte në Prishtinë.

Në Prishtinë, Imer Shahini figuron të jetë bashkëpronar i kompanisë “Dorian & Pan Illyrian Partnership”. Ortaku i tij në këtë firmë është një nga bashkëpunëtorët e tij edhe në skemën e mashtrimeve që e ka hetuar FBI-ja, Jason Woodruff Galanis.

Shahini është në mesin e shtatë personave të akuzuar nga FBI-ja për përfitim të jashtëligjshëm dhe mashtrim në Distriktin Jugor të Neë York-ut. Kosovari, në bashkëveprim me gjashtë persona të tjerë, disa prej tyre tashmë të arrestuar, akuzohen se ilegalisht kanë përfituar 20 milionë dollarë përmes mashtrimeve.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e Manhatanit, thuhet, në mes të tjerash, se ai duhet të dënohet, nëse gjendet fajtor, me një dënim të përgjithshëm prej 65 vjet burg dhe 6 milionë dollarë, shkruan Insajderi.

Skema e mashtrimit në të cilën ishte përfshirë Shahini, parashihte që fshehurazi të merreshin nën kontroll miliona aksione të kompanisë “Gerova Financial Group Ltd”, të cilat fshehurazi do të duhej edhe të shiteshin.

Plani parashihte që gjysma e këtyre aksioneve t’i kalonin në pronësi Shahinit. E për tu realizuar kjo skemë, Vëllezërit Galanis, po ashtu të akuzuar nga FBI-ja për mashtrim dhe përfitim të jashtëligjshëm, ishin përkujdesur t’ia hapnin një llogari Shahinit, “Shahini Accounts”, ku do të kaloheshin aksionet e shitura fshehurazi në mënyrë që në “Gerova” të mos vihej re se kush ishte pronari i vërtetë i tyre.

Rrjedhimisht, njeri prej vëllezërve Galanis, Jason, do të vazhdonte ta mbante nën kontroll kompaninë “Gerova” duke përfituar gjithashtu miliona para dhe duke vazhduar ta kontrollonte tregun edhe nga shitja e stoqeve të Gerova-s. Deri në fund të kësaj kurdisjeje, ky grup përfitoi përmes mashtrimit 20 milionë dollarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *