Kancelarja gjermane, Merkel, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Maqedonisë së veriut, Zaev, duke i thënë këtij të fundit se vendimi për çeljen e negociatave të vendit ballkanik me BE-në do merret nga Bundestagu në muajin shtator, duke iu referuar votës së Gjermanisë.
Sipas Merkelit, Maqedonia e Veriut e ka plotësuar atë që i është kërkuar e kësisoj Berlini e vlerëson si shumë të rëndësishme këtë gjë.
“Në takim, kancelarja Merkel ka deklaruar se Maqedonia e Veriut e ka plotësuar atë që i është kërkuar dhe se ajo dhe Berlini këtë e shohin si gjë shumë pozitive. Kryeministri Zaev në takim tha se Republika e Maqedonisë së Veriut ka besim të plotë në kancelaren Merkel dhe e përkrah politikën e saj të zgjerimit në lidhje me procesin e zgjerimit të BE-së si dhe politikën e sa për Ballkanin Perëndimor.” – shkruan Portalb.mk
Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por vendimi do merret vetëm në muajt shtato-tetor pas vlerësimit të Bundestagut të progres-raportit të KE-së por edhe reformave të vendeve respektive.