Presidenti Meta u ka bërë thirrje aktorëve politike që të reflektojnë dhe të kenë përgjegjësi maksimale.
Ai ka deklaruar se ka ardhur momenti historik që vendi të hedhë një hap përpara drejt Europës.
Kreu i Shtetit thekson se çelja e negociatave është detyrim historik për të gjithë ata që e duan Shqipërinë si gjithë Europa.
“Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë!
Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës.
Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut.
Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa!” – shkruan Meta në llogarinë e tij në ‘Facebook’.