Vendosni fjalën kyçe....

Monika Kryemadhi: Debati në Parlament qesharak, njerëz pa shkollë merren me debate kushtetuese


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbledhur sot Komitetin Drejtues Kombëtar të kësaj force politike. Kryemadhi foli për mocion-debatin që u zhvillua sot në Parlament, të cilin e quajti qesharak. Megjithatë shtoi se s’mund të fliste shumë për këtë gjë, duke qenë se është bashkëshortja e presidentit.

“Debati në Parlament mu duk qesharak me thënë të drejtën, por unë kam konflikt interesi dhe s’mund të flas për këtë. Është për të tërheq vëmendjen.

Merren me debate kushtetuese kur asnjë nga ata nuk ka mbaruar shkollë. Asnjëri nuk thotë se çfarë po ndodh në Unazën e Re, a është ndaluar njeri për 40 milionë eurot e vjedhura, çfarë po ndodh me 140 milionët e Becchetit, me dosjen 339, me dosjen 284…?

Ne nuk kemi punë fare me dekretin e presidentit, për ne nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve, për ne ka rëndësi standarti, që shqiptarët mos të votojnë nën presion, nën dhunë dhe në afshin e lekëve të krimit të organizuar.

Ai ka ikur, po kërkon pazare për kokën e tij. Ne kemi detyrë të mbrojmë shqiptarët. Ne kemi për detyrë të mbrojmë vendin. Shqipëria është një vend i vogël, është një popull i varfër.

Djegia e mandateve ishte ajo që ne na pozicionoi në krah me qytetarët. E them për çdo skeptik se po të mos kishim djegur mandatet do ishim fasadë e Edi Ramës, do thonte këta bëjnë sikur janë opoizitë, këta rrinë për rrogën.

Nuk ka frikë nga drejtësia ai që jep dorëheqjen. Po ia them dhe Edi Ramës. Nga drejtësia kanë frikë ata që ikin me dhunë nga pushteti dhe kush ikën me dhunë nga pushteti ka fundin më të tmerrshëm.”, tha Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *