Templates by BIGtheme NET

Moses-Ones i shkon në zyrë Metës

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-Ones, po zhvillon një takim me presidentin Meta në zyrën e këtij të fundit.

Takimi vjen tre ditë pasi Meta firmosi shtyrjen e zgjedhjeve lokale dhe si në ditën kur mazhoranca socialiste po mban në Kuvend një debat për shkarkimin e tij.

Ndërkohë pritet që në orën 12, kryeminsitri Rama, të mbajë fjalën e tij në Parlament për këtë çështje.

Presidenti Meta ka paralajmëruar një konferencë shtypi në Presidencë në orën 17:00, dy ditë pas një tjetër konference ku kreu i shtetit sqaroi të gjithë argumentet për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

4 anëtarësit socialistë të KQZ-zë nga ana e tyre e kanë cilësuar të pavlefshëm vendimin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe kanë deklaruar se do vijojë me organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto