Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria thërret Bashën të dëshmojë për lobimin në SHBA, nëse s’shkon vetë do merret me forcë


Kreu i PD-së Lulzim Basha është thirrur nga Prokuroria për të dhënë dëshminë e tij, për çështjen e lobimit në SHBA nga një kompani ruse.

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë një urdhër paraqitje kundrejt Bashës dhe dy bashkëpunëtorëve të tij.

 Nën hetim janë marrë gjithashtu edhe ish-sekretari i përgjithshëm dhe ish-deputeti Arben Ristani si dhe Ilir Dervishi ekonomist në PD.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, kryedemokrati duhet të paraqitet më 17 qershor në orën 09:30 ose në të kundërt do të shoqërohet me forcë.

Basha do të pyetet në lidhje me çështjen në cilësinë e të pandehurit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *