Vendosni fjalën kyçe....

Protestat në Hong Kong lënë qytetin nën shok, mbyllen ndërtesat qeveritare


Autoritetet kanë mbyllur zyrat qeveritare në Hong Kong pas episodit më të keq të dhunës që qyteti ka parë në dekada.

Deri të enjten në mëngjes turmat janë shpërndarë kryesisht rreth selisë së qeverisë – ku policia dhe protestuesit ishin përleshur të mërkurën.

Protestuesit janë të zemëruar për planet e qeverisë, për të lejuar ekstradimin e të burgosurve në Kinën kontinentale.

Megjithë kundërshtimet, “BBC” shkruan se qeveria nuk është tërhequr nga vendimi.

Si nisi dhuna?

Debati mbi faturën e ekstradimit fillimisht ishte caktuar për të mërkurën. Në një përpjekje për të parandaluar ligjvënësit të marrin pjesë në debat, dhjetëra mijëra aktivistë bllokuan rrugët kryesore rreth selisë qendrore të qeverisë në Hong Kong.

Tensionet nisën kur protestuesit u përpoqën t’i vinin flakën ndërtesave kryesore të qeverisë duke kërkuar që ligji të hiqet.


Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe plumba gome për t’i shpërndarë ata. Pas orëve të kaosit, turma u shpërnda përfundimisht brenda natës.

Grupi i të drejtave të njeriut “Human Rights Ëatch” akuzoi policinë për përdorimin e “forcës së tepruar” kundër protestuesve.

Shtatëdhjetë e dy njerëz të moshës ndërmjet 15 dhe 66 vjeç u plagosën, duke përfshirë dy burra që ndodhen në gjendje kritike.

Një grup më i vogël protestuesish mbetën në lagjen qendrore të qytetit të enjten në mëngjes, edhe pse disa rrugë dhe një qendër tregtare mbeten ende të mbyllura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *