Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësi i bashkisë konsiderohet hero, i bën frymëmarrje artificiale koteles për ta shpëtuar (VIDEO)


Një punonjës i bashkisë së Stambollit, ka bërë gjithçka ka mundur për t’i shpëtuar jetën një koteleje.

Sikurse shkruajnë mediat turke, kotelja ishte marrë përpara nga ujërat që pushtuan rrugët në Pendik, pas reshjeve të dendura të shiut.

Siç shihet në videon e mëposhtme, punonjësi i bashkisë i quajtur Metin e nxori kotelen nga uji e nuk ngurroi t’i japë as frymëmarrje artificiale për ta rikthyer në jetë. Ai vijoi t’i bënte masazh, e mbështolli me peshqir e më pas vrapoi për ta dërguar te veterineri. Punonjësi i bashkisë është konsideruar një hero, pasi i shpëtoi jetën koteles.

https://www.youtube.com/watch?v=m-BJDTq57Qc


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *