Kryeministri Edi Rama, është zhvendosur në Librazhd pas takimit elektoral në Përrenjas.
Por në hyrje të qytetit, kreu i qeverisë është pritur me protesta nga një grup qytetarësh, të cilët kanë tentuar që t’i bllokojnë rrugën eskortës.
Ka ndërhyrë policia dhe më pas është bërë e mundur kalimi i makinave, ndërsa aktualisht po mbahet në qendër të qytetit takimi elektoral me banorët e Librazhdit, raporton Panorama.