Templates by BIGtheme NET

Rama sulm të ashpër e akuza ndaj Metës në Parlament

Kryeministri Rama ka lëshuar akuza të forta ndaj presidentit Meta.

Në fjalën e tij në Parlament lidhur me rezolutën ndaj vendimit të kreut të shtetit, kryeministri tha se se Meta është i pangopshëm dhe sikur mbret të ishte.

Rama tha se Metës si askujt më parë i janë falur të gjitha skandalet dhe i është dhënë mundësia të rilindë, por ai kërkon të bëhet protagonist vend e pa vend për çdo çështje.

“Sot Kuvendi duhet të ishte vendi i bashkimit politik. Meta kapërceu postin duke firmosur shtyrjen e zgjedhdjeve. Kujt më shumë se Metës i janë falur skandalet dhe i është dhënë mundësia të rilindë? Pyes veten çfarë kërkon më shumë Ilir Meta? Kujt i ka bërë më shumë ndere Shqipëria, pasi atë pa mbushur ende 50 vjeç e ka bërë si askënd tjetër edhe kryeministër edhe Kryetar Kuvendi edhe kryeministër. Kujt i janë falur përçarjet, hiletë, skandalet? I është dhënë mundësia që të rilindë i burrëruar, i kthjelluar. Pse e mori përsipër Meta shkeljen e Kushtetutës. Ai me faturon mua zgjedhjet pa kundërshtarë.  Ai bëhet progagonist vend e pa vend. Edhe sikur mbret të ishte, është i pangopshëm. Lëshoi në re të stërmadhe nga pantallonat e tij për zgjedhjet. Ai ndërpreu në mënyrë brutale procesin zgjedhor dhe Kuvendi duhet të merret me këtë gjë. ” – tha ndër të tjera Rama në fjalën e tij.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto