Templates by BIGtheme NET

Socialistët në rresht për një: Meta shkeli Kushtetutën, më 30 qershor ka zgjedhje

Deputetët socialistë kanë marrë fjalën një e nga një në seancën parlamentare. Ashtu siç kishin paralajmëruar 3 ditë më parë, sot po diskutohet një rezolutë mbi vendimin e presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve si dhe shkarkimin e kreut të shtetit për këtë akt.

I pari fjalën e mori kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, e më pas të gjithë të tjerët. Spiropali, Braçe, Ahmetaj, Xhafaj, Manja, Bushka, Fino etj.

Të gjithë deklaruan se vendimi i Metës ishte në shkelje të Kushtetuës dhe se zgjedhje në datën 30 qershor do ketë.

Ata nuk ngurruan të bëjnë batuta lidhur me vendimin e kreut të shtetit ndërsa nuk harruan gjithashtu të shigjetojnë opozitën për dëmin e madh që po i bën vendit dhe integrimit europian.

I vetmi deputet socialist që nuk e ka kërkuar shkarkimin e Metës është Fino, i cili tha se kreu i shtetit duhej lënë të çonte deri në fund teatrin presidencial.

Meta nga ana e tij ka paralajmëruar një tjetër konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orën 17:00, pas asaj të dy ditëve më parë. / Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto