Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi ndaj anijeve cisternë në Oman, Pompeo bën përgjegjës Iranin


Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha sot se Irani është përgjegjës për sulmin ndaj dy anijeve cisternë që transportonin naftë në Gjirin e Omanit.

“Republika Islamike e Iranit është përgjegjëse për sulmet që ndodhën sot në Gjirin e Omanit,” u tha Pompeo gazetarëve në Departamentin e Shtetit të SHBA, raporton BBC.

“Ky vlerësim bazohet në inteligjencën, në armët e përdorura, në nivelin e ekspertizës së nevojshme për ekzekutimin e operacionit, sulmet iraniane të kohëve të fundit në transportin detar dhe në faktin se asnjë grup proxy që vepron në këtë zonë nuk ka burime dhe aftësi për të vepruar me një shkallë të lartë të sofistikimit”, vijoi Pompeo.

Dhjetëra anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan pasi dy anije-cisternë me naftë shpërthyen në Gjirin e Omanit mëngjesin e sotëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *