Më tej në fjalën e tij, kryedemokrati Basha, tha se vendimi i Holandës thekson edhe njëherë mungesën e luftës kundër krimit dhe korrupsionit në vend.
Ai theksoi se teatri që Rama po luante në Kuvend është për të hequr vëmendjen e shqiptarëve nga blerja e zgjedhjeve, nga grabitja e pasurive të shqiptarëve me anë të koncesioneve dhe tenderave.
“Se ku ndodhet ku bashkëpunim, mjafton të shohim vendimin e njërit prej vendeve themeluese të BE, Hollandës, e cila ka dhënë qartë arsyet pse refuzon integrimin e Shqipërisë: mungesën e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Po ashtu, figura të lartë në Francë, Belgjikë, Britani, Zvicër, Itali, Greqi e SHBA, tashmë kanë një radiografi të plotë se ç’ka ngjarë në Shqipëri gjatë sundimit të Edi Ramës. Pasi futi në Parlament, 19 deputetë pa asnjë ditë stazh në PS, por me vite stazh në burgje jashtë vendit, ata mbroheshin nën mandatin e deputetit. Nga kanabisi kaluan tek heroina. Nga heroina tek kokaina dhe nga konaina tek paratë e pista. Shqipëria sot nuk prodhon asgjë, nuk eksporton asgjë me vlerë. Qindra milionë euro i dhanë Ramës fuqinë për të ndikuar në ekonominë e vendit. Në këtë vend u asgjesua e drejta për të punuar dhe jetuar, se s’mund të bëhej pa lejen dhe bekimin e Ramës, në shkelje të çdo norme juridike.” – tha Basha.
Ai tha më tej se drejtësia është kapur nga Rama dhe i shërben vetëm atij dhe faktet për këtë ishin të pakundërshtueshme siç faktohet dosjet Tahiri, Xhafaj, Shullazi, Unaza e Re 339 e 184.
“Në këto kushte kur tashmë nuk ka asnjë iluzion, asnjë pikë dyshimi se zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 u diktuan nga krimi i organizuar, nga paratë e pista të drogës, nga kërcënimi masiv dhe shantazhimi masiv i votuesve dhe përkrahësve të opozitës, nga shitblerja masive e votës, nga rrjetet kriminale të drogës, nga Avdylët, në Shijak, tek Shullazët në Tiranë, nga Bajrat në Shkodër, tek Habiljat, tek Xhafajt në Vlorë, nga Sanxhaktarët dhe Çelët në Elbasan, tek bandat e Çobejve dhe Rragamit në Korçë. Ku anembanë Shqipërisë rrjetet kriminale të vlerësuara si të tilla nga raporti i DASH mbi luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të patave të pista këto rrjetet kriminale dy vite më parë përmes një skeme të mirëmenduar, të mirëplanikuar dhe te ekzekutuar në terren me urdhër të Edi Ramës dhe kupolës socialiste asgjësuan procesin politike të vitit 2017.” – shtoi Basha.