Është shpallur në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së 24-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Laç.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë stadiumit të qytetit, kurse viktima është identifikuar si Viktor Shkorreti.
Shkaqet e vrasjes nuk dihen ende ndërsa policia ka shpallur në kërkim 32-vjeçarin Emanuel Koca, lindur në Mirditë, banues në Tiranë.
Dyshohet se të rinjtë janë përplasur në një sherr banal për një vend parkimi, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarje dhe kapjen e autorit të dyshuar.