Templates by BIGtheme NET

Basha: S’ka zgjedhje pa opozitën, duhet mbrojtur vendi dhe Kushtetuta

Kreu i PD-së, Basha, ka deklaruar në mbledhjen e kryesisë ku u vendos data e protestës së ardhshme të opozitës së bashkuar, se Rama i ka shpallur luftë opozitës, vendit dhe Kushtetutës dhe se është detyra e opozitës që t’i mbrojë ato.

“Edi Rama na ka shpallur luftë. Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Është krim veçanërisht në kushtet e dekretit të presidentit. Jemi në punë të pandërprerë. Takime me qytetarët për t’u shpjeguar njerëzve se Rama po bën grusht shtetit. Është rrezik kombëtar, duhet ndalur menjëherë. Vendi rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv përmes arrestimeve.” – ka thënë Basha.

Protesta e opozitës së bashkuar do zhvillohet më 21 qershor në orënë 20:00. Vendimi është marrë pas mbledhjes së kryesisë së PD-së.

Kjo është protesta e 9-të kombëtare e opozitës së bashkuar. Kreu i PD-së, Basha, ka deklaruar se kryeministri Rama i ka shpallur luftë jo vetëm opozitës por gjithë shqiptarëve.

Ndërsa gjatë fjalës së tij në takim ka theksuar se opozita e bashkuar do bëjë çmos që të mbrojë vendin, qytetarët e Kushtetutën.

Basha deklaroi se nuk ka zgjedhje pa opozitën dhe se Edi Rama është rrezik kombëtar dhe duhet ndalur menjëherë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto