Vendosni fjalën kyçe....

Bashkitë e opozitës zbatojnë dekretin e Metës, reagon Rama: Mos bini viktimë e katërshes


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas veprimeve të kryetarëve të bashkive të opozitës për të zbatuar dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve.

Në Twitter, Rama u bën thirrje kryebashkiakëve që të mos bien pre e Metës, Berishës, Bashës dhe Kryemadhit.

Ai i kërkon që t’i referohen ligjit dhe jo hallit të krerëve të opozitës.

Kryebashkiakë demokratë! Mos bini viktimë e katërshes SB/IM/LB/MK duke nxjerrë pengesa për zgjedhjet. Referojuni ligjit jo hallit të tyre të madh e as zhurmës së tyre të kotë. Nuk ju nxori PS nga gara po ata dhe ata duhet të përgjigjen para jush, jo ju para tyre. Ligji s’ka mëdyshje”-shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *