“Tenderat për ruajtjen e sigurisë fizike në të gjitha institucionet do të jepen pa garë dhe vetëm një subjekti”- shkruan kryetari i komisionit të Sigurisë Flamur Çelaj.
Sipas tij VKM e firmosur nga kryeministri për krijimin e Illyrian Guard me fonde shtetërore do t’i japë mundësi asaj që të fitojë pa garë të gjitha tenderat për ruajtjen e institucioneve pa garë pasi nuk lejon konkurencën me kompanitë private të sigurisë.
“Tenderat e Ruajtjen & Sigurisë fizike të të gjitha institucioneve publike në Republikën e Shqipërisë tashmë do ti jepen pa garë vetëm 1 subjekti të sapo krijuar Illyrian Guard me fonde 100% shtetërore!”-deklaron Çelaj.
Sipas tij VKM e kryeministrit shkakton një precedent për krijimin e një monopoli në treg me shoqërisë e ruajtjes fizike.
“VKM 177 /2019 krijon një precedent monopoli të këtij shërbimi dhe për më tepër është në konflkikt me ligjin “Për Shoqerite Tregëtare”. & Ligjit për “SHPSF”’.
* Nuk mundet që një VKM ti heq te drejton e konkurimit një SHPSF e licencusar për veprimtarinë e sigurisë sipas kategorisë së vet?
* VKM nuk mund të kufizoj aktivitetin e një shoqërie tregtare pasi sipas ligjit ky është një aktivitet i lirë.
* Ka shumë subjekte SHPSF që sot për nga cilësia ( mosha e punonjësve. infranstruktura, teknologjia, trajnimi dhe ngritja profesionale, pagesa e punonjësve etj, që janë shumë herë më lartë për të kryer një shërbim sigurie por për shkak të pengesës “VKM”,as nuk munden të konkurojnë!”-shkruan Çelaj.
Postimi i plotë:
Vendim që Legjitimon Paligjshmërinë!
Tenderat e Ruajtjen & Sigurisë fizike të të gjitha institucioneve publike në Republikën e Shqipërisë tashmë do ti jepen pa garë vetëm 1 subjekti të sapo krijuar Illyrian Guard me fonde 100% shtetërore!
Kryeministri e ka vulosur tashmë, çdo gjë në shërbim të centralizimit dhe mbledhjes së votave për fushatën e ardhshme elektorale!
Shqetësimi im ka të bëj me ligjësitë e ekonomisë së tregut që po atakohen fortë nga aroganca dhe agresiviteti që qeveria ka shfaqurkryesisht ndaj biznesit dhe ekonomisë së lirë e në këtë rast specifik ndaj bizneseve Security (SHPSF) duke cënuar çdo ditë mbijetesën e tyre!
VKM 177 /2019 krijon një precedent monopoli të këtij shërbimi dhe për më tepër është në konflkikt me ligjin “Për Shoqerite Tregëtare”. & Ligjit për “SHPSF”’.
* Nuk mundet që një VKM ti heq te drejton e konkurimit një SHPSF e licencusar për veprimtarinë e sigurisë sipas kategorisë së vet?
* VKM nuk mund të kufizoj aktivitetin e një shoqërie tregtare pasi sipas ligjit ky është një aktivitet i lirë.
* Ka shumë subjekte SHPSF që sot për nga cilësia ( mosha e punonjësve. infranstruktura, teknologjia, trajnimi dhe ngritja profesionale, pagesa e punonjësve etj, që janë shumë herë më lartë për të kryer një shërbim sigurie por për shkak të pengesës “VKM”,as nuk munden të konkurojnë!
Kjo e drejtë e dhënë me ligjin për SHPSF & Shoqëritë Tregtare tashmë pengohet nga VKM e famshme e papërgjegjëshme dhe dashakeqe ashtu siç është përgjithësisht sjellja e qeverisë ndaj është treguar ndaj biznesit.
Për Kryeministrin tonë cinik nuk ka rëndësi sesa dëm i bën biznesit, mjafton që kjo VKM monopoliste ti shërbej axhendës politike që supozohet të jetë një tjetër formë okulte e blerjes së votës në zgjedhjet e rradhës!